Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka treguar formë të lartë në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Semmering të Austri.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:07:18 minuta, për 13 qindtat e kohës më të mirë se sllovakja Petra Vlhova.
Shiffrin regjistron fitoren e 78-të në karrierën e saj.
Skiatorja italiane, Marta Bassine, renditet në pozitën e tretë por me 31 qindtat e sekondës më e dobët se fituesja e garës.

Lara Gut Behrami
Lara Gut Behrami nuk ka pas ditën e saj, ka përfunduar në vend të shtatë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 43 qindtat se Shiffrin.
Në sllallom të madh, Bassino kryeson me 240 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 190, Gut-Behrami e Hector me 172 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 675 pikë, pasojnë Goggia 470, Vlhova 420 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:07:18
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0:13
3. Marta Bassino (Italia) +0:31
4. Tessa Worley (Franca) +0,48
5. Federica Brignone (Italia) +1,25
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1,38
7. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +1,43
8. Sara Hector (Suedia) +1,52
9. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1,73
10. Paula Moltzan (SHBA) +1,81