Norvegjezi Henrik Kristoffersen ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë.
Norvegjezi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48,37 minuta apo me kohë më të mirë për 1 sekondë e 22 qindtat se austriaku Manuel Feller.
Skiatori francez Clement Noel renditet në pozitën e tretë por me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 46 qindtat.
Odermatt kryeson me 946 pikë duke lënë pas Kilden me 617, Kristoffersen 485 pikë etj. Kristoffersen udhëheq me 220 pikë në disiplinën e sllallomit, 15 më shumë se Feller.
Renditja
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1:48,37
2. Manuel Feller (Austria) +1,22
3. Clément Noël (Franca) +1,46
4. Daniel Yule (Zvicra) +1,71
5. Stefano Gross (Italia) +1,79
6. Tommasso Sala (Italia) +1,83
7. Marc Rochat (Zvicra) +1,86
8. Loic Meillard (Zvicra) +1,93
9. Fabio Gstrein (Austria) +1,96
10. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +1,98