Vdes legjenda e skijimit

Skijim

Vdes legjenda e skijimit

Nga: K. Goca Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:52
Rosi Mittermaier

Ish - skatorja Rosi Mittermaier vdiq të mërkurën në moshën 72-vjeçare.

Në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1976 në Innsbruck, gjermanja u bë legjendë.

Sipas familjes, ikona gjermane dy herë kampionja olimpike, vdiq të mërkurën pas një sëmundjeje të rëndë.

Mittermaier siguroi një nga triumfet më të mëdha në historinë olimpike gjermane kur fitoi dy medalje të arta në lëshim dhe sllallom dhe një të argjendtë në sllallomin e madh në Innsbruck në vitin 1976.

Ajo la pas bashkëshortin e saj Christian Neureuther (73), i cili ishte gjithashtu një skiator, fëmijët Ameli (41) dhe Felix Neureuther (38) dhe nipërit e tyre.

Djali Felix ishte gjithashtu aktiv në ski. Si specialist i sllallomit, ai fitoi disa medalje në Kampionatit Botëror dhe përfundoi karrierën e tij rreth katër vite më parë. Vajza Ameli punon si stiliste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat