Në pistën e Kranjska Gora, në Slloveni, u zhvillua sot gara e sllallomit e madh për femra në ski, ku mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi (italiane por me pasaportë e nënshtetësi shqiptare). Skiatoja 16-vjeçare, që debuton në garat e Kupës së Botës në ski këtë sezon, rikthehej në pistë pas rrëzimit pak ditë më parë në Kroaci.
Colturi, që është skiatorja më e vogël e Kupës së Botës, mori pjesë vetëm në zbritjen e parë, duke u renditur në vendin e 47-të mes 64 skiatoreve.
Ajo dha kohën 1’00”31, duke mos u kualifikuar dot mes 28 më të mirave, që vazhduan konkurrimin në zbritjen e dytë. Gjithsesi, Colturi po fiton mjaft përvojë këtë sezon, në debutimin e saj.
Skiatorja shqiptare ka grumbullar 31 pikë deri më tani në garat e Kupës së Botës, ku ka konkurruar në mjaft gara edhe pse në disa është rrëzuar e disa nuk ka patur mundësi të avancojë në zbritjen e dytë. Lara Colturi konsiderohet si një nga talented e këtij sporti, që po përfaqëson mjaft mirë ngjyrat kuqezi në këtë sporti,