Skiatorja amerikane, MIkaela Shiffrin, ka shënuar fitoren e saj historike, të 82-tën në Kupën e Botës që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Ajo është barazuar me fitoren me ikonën e skijimit, amerikanen Lindsey Vonn.
Shiffrin ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh, me kohë për 1:52,53 minuta, duke lënë pas italianen Federica Brignone.
Mikaela Shiffrin
Rekordi për numrin e fitoreve mund të thyhet të martën kur do të mbahet sllallomi në Flachau.
Kjo ishte fitorja e 17-të në karrierë në sllallomin e madh për 27-vjeçaren nga Colorado.
Ajo arriti më shumë në disiplinën e saj kryesore të sllallomit (51), ajo fitoi pesë herë në supersllallomin e madh dhe në provat paralele, tre herë në lëshim dhe një herë në superkombini.
Në podium edhe gruaja e futbollistit shqiptar nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut- Behrami.
Gut - Behrami përfundoi në vend të tretë me kohë më të dobët për 97 qindtat se fituesja e garës.
Lara Gut-Behrami
Shiffrin po shkon drejt titullit të kampionit, kryeson me 1115 pikë në renditjen e përgjithshme, pasojnë Vlhova (696), Holdener (519), Gut-Behrami (476)) etj. Në sllallomin e madh, Bassino kryeson me 425 pikë, Shiffrin 400, Gut - Behrami 357 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:52,53
2. Federica Brignone (Italia) +0,77
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,97
4. Petra Vlhova (Sllovakia) +1,07
5. Marta Bassino (Italia) +1,16
6. Valerie Grenier (Kanada) +1,74
7. Mina Holtmann (Norvegjia) +1,83
8. Sara Hector (Suedia) +1,94
9. Paula Moltzan (SHBA) +2,07
10. Ana Bucik (Sllovenia) +2,39