Skiatori norvegjez, Lucas Braathen, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Adelboden të Zvicrës.
Braathen ka treguar grahje më të mirë duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:49:31 minuta.
Ai është më i shpejt për 71 qindtat se bashkëkombësi i tij, Atle Lie McGrath.
Gjermani Linus Strasser zë vendin e tretë por me kohë më të dobët për 92 qindtat se pozita e parë.
Strasser ka qenë më i shpejt për një qindtën e sekondës se Alex Vinatzer (Italia) dhe Louc Meillard (Zvicra).
Braathen kryeson me 250 pikë në disiplinën e sllallomit, pasojnë Feller (241), Kristoffersen (220) etj.
Odermatt udhëheq me 1046 pikë në renditjen e përgjithshme, pasojnë Kilde (646), Kristoffersen (565) etj.
Renditja
1.Lucas Braathen (Norvegjia) 1:49:31
2. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0:71
3. Linus Strasser (Gjermania) +0:92
4. Alex Vinatzer (Italia) +0,93
4 . Louc Meillard (Zvicra) + 0,93
6. Marco. Schwarz (Austria) +1,13
7. Manuel Feller (Austria) +1,19
8. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +1,20
9. Marc Rochat (Zvicra) +1,57
10. Alexis Pinturault (Franca) + 1,72