Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, ka ndalur serinë e fitoreve të amerikanes Mikaela Shiffrin.
Vlhova ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Flachau të Austrisë.
Sllovakja zë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:51:95 minuta, duke lënë pas me 43 qindtat Shiffrin.
Vlhova arriti fitoren e 27-të në karrierë.
Lena Dürr e Gjermanisë arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë me kohë me të dobët për 85 qindtat se vendi i parë.
Shffrin kryeson në sllallom me 605 pikë, pasojnë Holdener (470), Vlhova (460) etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1196 pikë, pasojnë Vlhova (796), Holdener (569).
Renditja
1. Petra Vlhova (Sllovakja) 1:51:95
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0:43
3. Lena Dürr (Gjermania) +0:85
4. Wendy. Holdener (Zvicra) +1,54
5. Paula Moltzan (SHBA) +2,15
6. Katharina Liensberger (Austria) +2,62
7. Hanna Aronsson Elfman (Suedia) +2,74
8. Jessica Hilzinger (Gjermania) +2,81
9. Emma Aicher (Gjermania) +3,11
10. Touie Stjernesund (Norvegjia) +3,17