Skiatori norvegjez, Aleksander Aamodt Kilde, ka triumfuar në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Wengen të Zvicrës.
Kilde është fitues i garës me kohë të kaluar për 1:47,84 minuta.
Dy zviceranë arritën në podium, Stefan Rogentin dhe Marco Odermatt.
Rogentin renditet i dyti me 27 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë apo me 39 qindtat e kohës më të dobët se bashkëkombësi i tij, Odermatt.
Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme me 1046 pikë, pasojnë Kilde me 646, Kristofersen 565 pikë etj.
Odermatt udhëheq me 280 pikë në renditjen e supersllallomit, i ndjekur nga Kilde me 212, Kriechmayr 159 pikë etj.
Renditja
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:47,84
2. Stefan Rogentin (Zvicra) +0,27
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0,66
4. Vincent Kriechmayr (Austria) +1,10
5. Dominik Paris (Italia) +1,17
6. Ryan Cochran Siegle (SHBA) +1,36
7. Beat Feuz (Zvicra) 1,42
8. Gino Caviezel (Zvicra) + 1,65
9. Loic Meillard (Zvicra) +1,66
10. Blaise Giezendanner (Franca) +1,67