Skiatorja zvicerane, Lara Gut - Behrami, ndryshe gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në St. Anton të Austrisë.
Lara Gut – Behrami mbetet për 66 qindtat e sekondës larg fitueses së garës, Federica Brignone nga Italia.
Federica Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:00,21 minuta apo për 54 qindtat ishte më e shpejt se Joana Hählen.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/14/auto_Capture1673699059.jpg)
Federica Brignone
Ditë e keqe për skiatoren italiane Sofia Goggia e cila u rrëzua në shteg.
Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme me 1195 pikë, pasojnë Vlhova (796); Holdener (569) etj. Në supersllallom të madh, Curtoni e Mowinckel kryesojnë me nga 140pikë.
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 1:00,21
2. Joana Hählen (Zvicra) +0,54
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,66
4. Tessa Worley (Franca) +0,82
5. Tamara Tippler (Austria) +0,89
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,96
7. Kira Weidle (Gjermania) +0,97
8. Marta Bassino (Italia) +1,03
9. Cornelia Hütter (Austria) +1,07
10. Laura Gauche (Franca) +1,08