Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit, që i mbajt në Qendrën e Skive në Wengen të Zvicrës.
Ai zuri vendin e parë me kohë për 1:43,14 minuta, më i shpejt për 88 qindtat e sekondës se kryesuesi i renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, zvicerani Marco Odermatt.
Moti pengoi një spektakël të plotë, megjithatë gara ka qenë jashtëzakonisht interesante.
Beat Feuz
Mattia Casse nga Italia përfundoi në vend të tretë por ngeci për një sekondë e një të qindtën larg fituesit të garës.
Zvicerani Beat Feuz zhvilloi garën e fundit por nuk arriti në podium, duke përfunduar në pozitën e pestë.
Kilde kryeson në lëshim me 505 pikë, duke lënë pas Odermattin me 386 sosh. ndërsa në renditjen përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1186 pikë, pasojnë Kilde me 846, Kristoffersen 565 pikë etj.
Renditja
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:43,14
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,88
3. Mattia Casse (Italia) +1,01
4. Vincent Kriechmayr (Austria) +1,15
5. Beat Feuz (Zvicra) +1,15
6. Marco Schwarz (Austria) +1,29
7. Niels Hintermann (Zvicra) +1,33
8. Gilles Roulin (Zvicra) +1,56
9. Dominik Paris (Italia) +1,63
10. Alexis Monney (Zvicra) +1,64