Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Wengen të Zvicrës.
Henrik Kristoffersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:51,18 minuta, me kohë më të mirë për 20 qindtat se zvicerani Loïc Meillard.
Norvegjezi tjetër në podium, është fjala për Lucas Braathen.
Ai ngeci për 49 qindtat nga pozita e parë.
Renditja
1. Henrik Kristoffersen (No) 1:51,18
2. Loïc Meillard (Sz) +0,20
3. Lucas Braathen (No) +0,49
4. Linus Strasser (Gjermania) +1,49
5. Lie Mcgrath (Norvegjia) +1,72
6. Clement Noel (Franca) +1,81
7. Marco Schwarz (Austria) +1,86
8. Tomasso Sala (Italia) +2,35
9. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +2,86
10. Alex Vinatzer (Italia) +3,01