Skiatorja Italisë, Sofia Goggia, ka treguar paraqitje më të mirë se skiatoret tjera, duke e zënë vendin e parë në disiplinën e lëshimit me kohë të kaluar për 33,47 minuta apo për 13 qindtat ishte më e shpejt se Ilka Stuhec e Sllovenisë, në garën që u zhvillua në Cortina d'Ampezzo të Italisë.
Skiatorja sllovene, Stuhec, ka befasuar të gjithë me paraqitje fantastike dhe për 23 qindtat i ikë vendit të tretë, gjermanes Kira Weidle.
Shumë prej skiatoreve më të mira mbeten pa kohën më të mirë.
Lara Gut-Behrami
Mikaela Shiffrin (+0.50) dhe Lara Gut-Behrami (+53) përfunduan në vend të katërt përkatësisht të pestë.
Në disiplinën e lëshimit, Goggia kryeson me 480 pikë, pasojnë Stuhec (272), Curtoni (218), Suter (218) etj.
Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin udhëheq me 1.245 pikë, e ndjekur nga Vlhova (796), Gut - Behrami (681) etj.
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:33,47
2. Ilka Stuhec (Sllovenia) +0,13
3. Kira Weidle (Gjermania) +0,36
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0. 50
5. Lara Gut Behrami (Zvicra) +0,53
6. Tamara Tippler (Austria) +0,63
7. Laura Gauche (Franca) + 0,70
8. Elena Curtoni (Italia) 0,72
9. Breezy Johnson (SHBA) +0,78
10. Stephanie VENIER (Austria) + 0,85