Është suksesi më i madh në historinë e skijimit shqiptar.
Bota mbetet pa frymë, e arta shkon në Shqipëri
“Lara Colturi shkruan historinë e Shqipërisë, duke fituar medaljen e parë të artë ndonjëherë në Kampionatin Botëror të skive alpine për juniore, e cila u mbajt në St. Anton të Austrisë.
Vajza e lindur në Itali, por që mori pasaportën shqiptare, dominoi supersllallomin e madh të ditës së sotme, duke shkaktuar epërsi të konsiderueshme për të gjithë kundërshtaret e saja”, shkruan media italiane “oasport”.
Lara Colturi triumfoi me kohën 1:01.64 minuta.
Ajo e ngriti Flamurin dhe intonoi himnin kombëtar shqiptar.
Pozita e dytë dhe medalja e argjendtë për zviceranen Stefanie Grob, e cila mbetet për 65 qindtat pas skiatores së Shqipërisë.
Edhe Italia feston në podium, duke fituar medaljen e bronztë falë skiatores Alice Calaba, e cila përfundoi në pozitën e tretë me 72 qindtat e kohës më të dobët se Colturi.