Skiatorja e Sllovenisë, Ilka Stuhec, ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës.
32-vjeçarja nga Maribori zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:04,73 minuta apo ishte më e shpejt për 26 qindtat se Kajsa Vickhoff e Norvegjisë.
Skiatorja italiane Elena Curtoni renditet në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 34 qindtat se Stuhec.
Ilka Stuhec
Gruaja e futbollistit Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, kësaj radhe nuk pati fat, për një të qindtën e sekondës mbetet jashtë podiumit sikurse edhe skiatorja norvegjeze Ragnhild Mowinckel, në garën që u mbajt në Cortina d'Ampezzo të Italisë.
Favoritja e kësaj gare Sofia Goggia (Italia) rrëzohet në shteg, duke e lënë pa plasman.
Në lëshim Goggia kryeson me 480 pikë, pasojnë Stuhec me 372, Curtoni 278 etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.281 pikë, duke lënë pas Vlhovan 796 e Gut-Behrami 731 pikë. etj.
Renditja
1. Ilka Stuhec (Sllovenia) 1:04,73
2. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0,26
3. Elena Curtoni (Italia) +0,34
4. Lara Gut Behrami (Zvicra) +0,35
4 Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,35
6. Priska Nufer (Zvicra) +0,37
7. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,39
8. Stephanie Venier (Austria) +0,44
9. Mirjam Puchner (Austria) +0,50
10. Michelle. Gisin (Zvicra) +0,64
10. Breezy Johnson (SHBA) +0,64