Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit, në garë që u mbajt në Kitzbuehel të Austrisë.
Nga ana tjetër mediumi zviceran “Blick” shkruan mes të tjera: “Beat Feuz është pensionist i skive që nga ora 11:57”.
Aleksander Aamodt Kilde arriti në pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:56,90 minuta, duke lënë pas për 67 qindtat 42-vjeçarin, norvegjezin Johan Clarey.

Beat Feuz
Amerikani Travis Ganong renditet në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 95 qindtat se Kilde.
Në lëshim udhëheq Kilde me 620 pikë, pasojnë Kriechmayr 464 e Odermatt 386 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1.186 pikë, i ndjekur nga KIlde 961, Kriechmayr 677 etj.
Renditja
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:56,90
2. Johan Clarey (Franca) +0,67
3. Travis Ganong (SHBA) +0,95
4. Mattia Casse (Italia) +0,99
5. Vincent Kriechmayr (Austria) +1,30
6. Cameron Alexander (Kanada) +1,50
6 . Otmar Striedinger (Austria) +1,50
8. Daniel Hemetsberger (Austria) +1,52
8. Romed Baumann (Austria) +1,52
10. Niels Hintermann (Zvicra) +1,53