Pas medaljes së artë të fituar dje në garën e supersllallomit të madh, skiatorja shqiptare Lara Colturi i ka sjellë sot Shqipërisë një tjetër medalje në botërorin për të reja në ski, atë të bronztë.
Skiatorja 16-vjeccare, italiane por me pasaportë e nënshtetësi shqiptare prej gati 10 muajsh, u rendit e treta në garën e sllallomit të madh, në botërorin që po zhvillohet në pistën austriake të St.Anton.
Pas dy zbritjeve, Colturi dha kohën e përgjithshme 2’07”26 (56”80 zbritja e parë dhe 1’10”46 zbritja e dytë).
Ajo u klasifikua e treta, me +1’24” nga fituesja e medaljes së artë.
Pta, një të artë e një të bronztë për Shqipërinë dhe Colturi brenda 24 orëve.
Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e skiatores Lara Colturi, që këtë vit po debuton edhe në garat e Kupës së Botës në ski, ku është më e vogla në moshë. Ky sezon mbetet i jashtëzakonshëm për skiatoren e re shqiptare.