Skiatorja amerikane Mikaela Shifrin ka shkruar historinë e këtij sporti.
Falë triumfit arritur në garën e sllallomit të madh që u mbajt në pistën italiane të Kronplatz
Për bukuroshen 27-vjeçare amerikane, ky është triumfi nr.83 në garat e Kupës së Botës, duke kaluar një tjetër ikonë si patrioten e saj Lindsey Vonn (82 fitore).
Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, që bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e 17-të.
Për skiatoren shqiptare një garë shumë e mirë, pasi grumbulloi 14 pikë të tjera në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ku është debutuese edhe pse vetëm 16 vjeçare.