Francezi Clement Noel ka treguar paraqitje shumë të mirë, duke e fituar garën në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Schladming të Austrisë.
Skiatori francez zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48:97 minuta, me kohë më të mirë për 7 qindtat se zvicerani Ramon Zenhäusern.
Norvegjezi Lucas Braathen përfundon në podium përkatësisht në pozitën e tretë me 38 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë dhe për 7 qindtat është më i shpejt se Manuel Feller i Austrisë.
Në sllallom Braathen udhëheq me 430 pikë, i përcjellur nga Kristoffersen me 389, Yule 334 etj.
Në renditjen e përgjithshme, Odermatt prin me 1.186 pikë, pasojnë Kilde me 961, Kristoffersen 734 pikë etj.
Renditja
1. Clement Noel (Franca) 1:48:97
2. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +0:07
3. Lucas Braathen (Norvegjia) +0:38
4. Manuel Feller (Austria) +0,45
5. Loic Meillard (Zvicra) +0,60
6. Lie Mcgrath (Norvegjia) +0,95
7. Kristoffer Jakobsen (Suedia) +1,09
8. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +1,16
9. Fabio Gstrein (Austria) +1,19
10. Timon Haugan (Norvegjia) +1,23