Dy garueset e Kosovës nuk arritën ta mbyllnin shtegun në Itali!
Skitaret rona, Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj e kanë përfunduar garimin e sotëm në disiplinën e sllallomit në EYOF Friuli Venezia Giulia 2023.
Të dy garueset ishin të pa fat, pasi shkaku i kushteve të vështira, dolën nga shtegu në lëshimin e parë, sikurse edhe 23 garuese të tjera, pa e llogaritur edhe lëshimin e dytë.
Lirika dhe Enxhi do të garojnë edhe nesër në disiplinën e sllallomit të madh.