Skiatori zviceran, Marco Odermatt, vazhdon me formë të lartë, duke shënuar edhe një fitore të madhe.
Marco Odermatt ka triumfuar në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës që Botës, që u mbajt në Cortina të Italisë.
Zvicerani zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:25:13 minuta.
Ai la pas për 76 qindtat italianin Dominik Paris.
Për Odermattin, kjo është fitorja e 19-të në Botëror.
Austriaku Daniel Hemetsberger renditet në vend të tretë, duke ngecur për 1 sekondë e 3 qindtat nga fituesi i garës.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:25:13
2. Dominik Paris (Italia) +0,76
3. Daniel Hemetsberger (Austria) +1:03
4. Andreas Sander (Gjermania) 1,07
5. Vincent Kriechmayr (Austria) 1,09
6. Alexis Pinturault (Franca) 1,10
7. Justin Murisier (Zvicra) 1,21
8. Raphael Haaser (Austria) +1,23
9. Guglielmo Bosca (Italia) +1,35
10. Christof Innerhofer (Italia) +1,45