Në garën e tretë të Kampionatit Botëror, Zvicra mbetet duarbosh për herë të dytë.
Skiatorja Lara Gut-Behrami, mbetet pa medalje në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt Courchevel/Meribel të Francës.
Ajo renditet në vend të gjashtë dhe për katër qindtat nuk ia doli të zë pozitën e tretë, fati nuk ishte në anën e saj.
Marta Bassino
Skiatorja Marta Bassino zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:28,06 minuta, 11 qindtat para amerikanes Mikaela Shiffrin.
Bassino fiton medaljen e artë e Shiffrin të argjendtën.
Fakt interesant është që dy skiatore arritën në vend të tretë me kohë të njëjtë, norvegjezja Kajsa Vickhoff Lie dhe austriakja Cornelia Hütter.
Këto skiatore patën kohën më të dobët për 33 qindtat se fituesja e garës.
Renditja
1. Marta Bassino (Italia) 1:28,06
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,11
3. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0,33
3. Cornelia Hütter (Austria) +0,33
5. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,36
6. Lara Gut Behrami (Zvicra) +0,37
7. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0,54
8. Federica Brignone (Italia) +0,55
9. Tessa Worley (Franca) +0,58
10. Michelle Gisin (Zvicra) +0,69