Ish skiatorja italiane Elena Fanchini është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e keqe, tumorin.
Fanchini vdiq sot në shtëpinë e saj në Solto, afër qytetit të Breshia-s, njoftoi Federata Italiane e Sporteve Dimërore.
Hera e fundit që skiatorja italiane u paraqit në pistë, ishte në muajin dhjetor të vitit 2017.
Ajo u lejua të kthehej në garë një vit më vonë, por kurrë nuk u rikuperua plotësisht.
Gjendja e saj është përkeqësuar me shpejtësi muajt e fundit.
Fanchini fitoi medalje të argjendtë në lëshim në Kampionatin Botëror në vitin 2005 dhe ka dy fitore të Kupës së Botës në lëshim në karrierën e saj.
Ajo humbi Lojërat Olimpike të Pyeongchang në vitin 2018 për shkak të sëmundjes.
Motrat e vogla e Elenës, Nadia dhe Sabrina janë gjithashtu skiatore profesioniste në ekipin italian.