Skiatorja e Zvicrës, Jasmine Flury, ka treguar formën e saj, duke e zënë vendin e parë në disiplinën e lëshimit, me kohë të kaluar për 1:28:03 minuta, që u mbajt në Courchevel Meribel të Francës.
Flury doli e para me 4 qindtat para Nina Ortlieb dhe fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror.
Nina Ortlieb bëri paraqitje të mirë, duke fituar medaljen e argjendtë, njëherit duke arritur për tetë qindtat para zviceranes Corinne Suter.

Jasmine Flury e Corinne Suter
Skiatorja Corinne Suter u stolis me medalje të bronztë.
Lara Gut Behrami edhe sot mbetet pa medalje, ka përfunduar në vend të nëntë me 71 qindtat e sekondës larg vendit të parë.
Renditja
1. Jasmine Flury (Zvicra) 1:28:03
2. Nina Ortlieb (Austria) +0:04
3. Corinne Suter (Zvicra) +0:12
4. Cormelia Hütter (Austria) +0,37
4 . Mmirjam Puchner (Austria) +0,37
6. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +0,42
7. Stephania Venier (Austria) +0,57
8. Kira Weidle (Gjermania) +0,61
9. Lara Gut Behrami (Zvicra) +0,71
10. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,84