Skiatori zviceran, Marco Odermatt, ka dëshmuar klasin e tij duke fituar medaljen e artë në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror që po mbahet në Courchevel Meribel të Francës.
Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:47,05 minuta, me kohën më të mirë për 48 qindtat se norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde.
Norvegjezi u desh të kënaqej me medalje të argjendtë.
Kanadezi Cameron Alexander u stolis me medalje të bronztë, i cili ngeci për 89 qindtat nga zvicerani.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:47,05
2. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0,48
3. Cameron Alexander (Kanada) +0,89
4. Marco Schwarz (Austria) + 0,93
5. James Crawford (Kanada) +1,01
6. Maxence Muzaton (Franca) + 1,08
7. Florian Schieder (Italia) +1,09
8. Miha Hrobat (Sllovenia) + 1,13
8 . Dominik Paris (Italia) +1,13
10. Thomas Dressen (Gjermania) +1,15