Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është kampione e botës në disiplinën e sllallomin të madh, duke marrë kështu medaljen e saj të shtatë të artë dhe të trembëdhjetën në përgjithësi në Kampionatin Botëror.
Kampionia amerikane, 27-vjeçarja, shkëlqeu duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:07,13 minuta, në garën që u mbajt në Courchevel Meribel të Francës.
Shiffrin u stolis me medalje të artë.
“E pabesueshme, isha shumë nervoz para performancës finale”, tha Shiffrin.
Ajo bëri një gabim në çerekun e fundit të garës megjithatë ruajti një pjesë të epërsisë së saj nga grahja e parë deri në vijën e finishit.
Shiffrin doli për 12 qindtat e sekondës para italianes Federica Brignone.
Skiatorja italiane ka fituar medaljen e argjendtë.
Norvegjezja Ragnhild Mowinckel mbetet për 22 qindtat larg vendit të parë, duke fituar medaljen e bronztë.
Tessa Worley e Francës, e dyta pas garës së parë, u tërhoq në finale.
Pa medalje mbeti edhe Lara Gut Behrami, e cila zuri vendin e katërt, me 31 të qindta pas amerikanes.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:07,13 minuta
2. Federica Brignone (Italia) +0,12
3. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,22
4. Lara Gut Behrami (Zvicra) +0,31
5. Marta Bassino (Italia) +0,80
6. Mina Holtmann (Norvegjia) +0,92
7. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,93
8. Thea Stjernesund (Norvegjia) +1,26
9. Coralie Frasse Sombet (Franca) +1,32
10. Maryla Gasienica Daniel (Polonia) +1,39