Ka filluar me tone pozitive aventura për ekipin kuqezi në Kampionatin Botëror të Skive në Courchevel-Meribel 2023.
5 skiatorët Shqiptare kanë garuar në sllallomin e madh: vajzat Ester Bako dhe Chiara di Camillo, si dhe djemtë Kevin Qerimi, Deni Xhepa e Vasil Veriga.
Në garat për meshkuj, për herë të parë në histori Shqipëria kualifikohet me 2 sportistë në finalen e nesërme me Kevin Qerimin dhe Deni Xhepën.
Skiatori tjetër kuqezi, Vasil Veriga, nuk arriti ta mbyllte garën.
Në javën e parë të garimit, në garat e shpejtësisë, Kombëtarja Shqiptare humbi si pasojë e dëmtimit të skiatores Lara Colturi.