Skiatorët e Zvicrës sot shkëlqyen në disiplinën e sllallomit të madh në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Courchevel Meribel të Francës.
Dy medalje për Zvicrën, e arta dhe e argjendta.
Marco Odermatt ka treguar paraqitje fantastike duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:34:08 minuta, 32 qindtat para bashkëkombësi të tij, Loic Meillard.
Odermatt fiton të artën e Meillard të argjendtën.
Austriaku Marco Schwarz për 8 qindtat mbetet pa medalje të argjendtë dhe për 40 qindtat larg vendit të parë.
Marco Schwarz është fitues i medaljes së bronztë.
Është interesant se Marco Schwarz ka udhëhequr në grahjen e parë me 58 qindtat e sekondës para Odermatt por nuk e ruajti këtë epërsi në grahjen finale.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:34:08
2. Loic Meillard (Zvicra) +0:32
3. Marco Schwarz (Austria) +0:40
4. Stefan Brennsteiner (Austria) 0,76
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,96
6. Zhan Kranjec (Sllovenia) +1,34
7. Alexis Pinturault (Franca) +1,68
8. Filip Zubçiç (Kroacia) +2,20
9. Gino Caviezel (Zvicra) +2,24
10. Filippo Della Vite (Italia) +2,34