Piotr Zhyila ka mbrojur titullin e kampionit të botës në kërcim me ski me rekord botëror!
Polaku hyri në serinë e dytë vetëm nga pozita e 13-të.
Ai kishte nevojë për një mrekulli për të dalë në podium.
Polaku kërceu 97.5 metra në përpjekjen e tij të parë.
Dhe pastaj magjia, një kërcim në përpjekjen e dytë prej 105 metrash, që është rekord i ri në kërcimet e vogla të skive.
“Nuk e besoja se mund të fitoja medalje pas serisë së parë.
Isha pak i pakënaqur.
Më pas mendova ‘oh, harroje’, as kërcimi i dytë nuk e mbaj mend”, tha polaku.
Medaljen e argjendtë e fitoi gjermani Andreas Velinger me kërcimet 101 dhe 102 metra dhe me gjithsej 259.2 pikë.