Skiatorja italiane, Sofia Goggia, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Crans Montana të Zvicrës.
Soffia zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:26,81 minuta apo për 15 qindtat e sekondës ishte më e shpejtë se bashkëkombësja e saj, Federica Brignone.
Francezja Laura Gauche renditet në vend të tretë dhe me kohë më të dobët për 44 qindtat se fituesja e garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1.697 pikë, pasojnë Vlhova (975), Gut - Behrami (926).
Në lëshim Goggia prin me 580 pikë, Shtuhec (401), Curtoni (288).
Renditja
1.Sofia Goggia (Italia) 1:26,81
2. Federica Brignone (Italia) +0,15
3. Laura Gauche (Franca) +0,41
4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,43
5. Joana Hahlen (Zvicra) +0,62
6. Priska Nufer (Zvicra) +0,65
7. Laura Pirovano (Italia) +0,70
8. Michelle Gisin (Zvicra) +0,72
9. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +0,73
10. Mirjam Puchner (Austria) +0,78