Skiatorja italiane është fituese e “Globit të vogël të kristaltë”.
Një sukses i madh për italianen.
Skiatorja norvegjeze, Kajsa Vickhoff Lie, ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Qendrën e skive në Kvitfiell të Norvegjisë.
Ajo zuri vendin e parë kohë të kaluar për 1:32:36 minuta, duke lënë pas për 29 qindtat italianen Sofia Goggia.
Zviceranja Corinne Suter ka përfunduar në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 41 qindtat se fituesja e garës.
Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme me 1792 pikë, pasojnë Lara Gut - Behrami me 996 e Petra Vlhova me 975 pikë.
Në disiplinën e lëshimit, Goggia është kampione me 660 pikë. pasojnë Shtuhec me 451, Curtoni 308.
Renditja
1. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) 1:32:36
2. Sofia Goggia (Italia) +0:29
3. Corinne Suter (Zvicra) +0:41
4. Ilka ShTUHEC (Sllovenia) +0,61
5. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,79
5. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,79
7. Federica Brignone (Italia)+ 0,85
8. Breezy Johnson (SHBA) +0,87
9. Nina Ortlieb (Austria) +0,89
10. Priska Nufer (Zvicra) +0,95