Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është më e mira në sllallomin e madh, që u mbajt në Are të Suedisë.
Me këtë amerikanja e jashtëzakonshme fitoi “Globin e vogël të kristaltë” në sllallomin e madh dhe ka arritur fitoren e 86-të në karrierë, duke barazuar rekordin me Ingemar Stenmark.
Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:54:64 minuta.
Vendin e dytë e zuri italianja Federica Brignone por ngeci për 64 të qindtat pas amerikanes.
E treta është Sara Hector e cila mbetet për 92 të qindtat pas fitueses së garës.
Suedezja u ngjit në podium nga vendi i gjashtë pas rrëshqitjes së parë.
Të shtunën do të zhvillohet disiplina e sllallomit në Are, ku Shiffrin do të ketë një rast të mirë për të kaluar suedezin legjendar Stenmark.
merikanja tashmë ka fituar “Globin e vogël të kristaltë”, të cilin e ka arritur për të shtatën herë në karrierë, përndryshe ka 52 fitore në këtë disiplinën e sllallomit të madh.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:54:64
2. Federica Brignone (Italia) +0:64
3. Sara Hector (Suedia) +0:92
4. Petra Vlhova (Sllovakia) +1.42
5. Tessa Worley (Franca) +1.78
6. Valerie Grenier (Kanada) +1.80
7. Alisa Robinson (Zelanda e Re) +1.87
8. Louise Stjernesund (Norvegjia) +2.11
9. Maryna Gasienica-Daniel (Polonia) +2.14
9. Stephanie Brunner (Austria) +2.14