Skiatori zviceran, Marco Odermatt, kampioni i ri i botës, ka shënuar fitore në supersllallomin e madh, që u mbajt në Soldeu të Andorrës.
Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:23:91 minuta, duke e lënë pas për 29 qindtat austriakun Marco Schwarz.
Aleksander Aamodt Kilde ngeci në vend të tretë me kohë më të dobët për 71 qindtat se fituesi i garës.
Me fitoren e dymbëdhjetë të sezonit, Odermatt ka rritur totalin e tij në 1,942 pikë.
Ai është vetëm 58 pikë larg rekordit të vendosur nga Hermann Maier në vitin 2000.
Ai do ta kalonte atë me të paktën vendin e tretë në garën e fundit të sezonit të sllallomit të madh të shtunën.
Rekordin absolut e mban ende skiatorja sllovene Tina Maze (2414 pikë) nga viti 2013.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt, kryeson me 1.942 pikë, i ndjekur nga Kilde (1.340) e Kristoffersen (1.014).
Në supersllallom të madh Odermatt udhëheq me 740 pikë, Kilde (512) e Kriechmayr (335).
Trofeu i merituar për Odermattin, "Globi i Vogël i Kristaltë".
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:23:91
2. Marco Schwarz (Austria) +0:29
3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0:71
4. Ryan Cochran Siegle (SHBA) +0,86
5. Jeffrey Read (Kanada) +0,87
6. Andreas Sander (Gjermania) +0,96
7. Dominik PARIS (Italia) +0,98
8. Mattia Casse (Italia) +0,99
9. Raphael Haaser (Austria) +1,02
10. Justin Murisier (Zvicra) +1,12