Skiatori zviceran, Marco Odermatt, thyen rekordin e pikëve në Kupën e Botës të legjendës austriake, Hermann Maier.
Marco Odermatt ia kalon të gjithëve në sllallomin e madh, të fundit të sezonit.
Ai kalon vijën e finishit me epërsi mbi dy sekonda.
Hermann Maier në sezoni 1999/2000
Falë fitores, ai thyen rekordin e pikëve të Kupës së Botës të vendosur nga Hermann Maier në sezoni 1999/2000.
Marco Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:19,64 minuta apo ishte më i shpejt për 2 sekonda e 11 qindta se vendi i dytë, norvegjezi Henrik Kristoffersen, në garën që u mbajt në Soldeu të Andorrës.
Në podium arriti edhe austriaku Marco Schwarz por ngeci për 2 sekonda e 29 qindtat nga vendi i parë.
“Ai vendosi një rekord të ri pikësh në historinë e Kupës së Botës (për meshkuj), duke tejkaluar 2000 pikët e Hermann Maier në vitin 2000.
Me fitoren e tij të 13-të të sezonit (dhe të 24-tën në karrierën e tij), mjeshtri zviceran e çoi arritjen në 2,042 pikë”, shkruan mediumi slloven “Sport.slo”.
Në renditjen e përgjithshme, Odermatt kryeson me 2.042 pikë, pasojnë Kilde (1.340) e Kristoffersen (1.094),
Në sllallom të madh Odermatt udhëheq me 840, Kristoffersen (660) e Kranjec (464).
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:19,64
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +2,11
3. Marco Schwarz (Austria) +2,29
4. Lucas Braathen (Norvegjia) +2,38
5. Thomas Tumler (Zvicra) +2,56
6. Rasmus Windingstad (Norvegjia) +2,60
7. Filippo Della Vite (Italia) +2,64
8. Alexis Pinturault (Franca) +2,67
9. Luca De Aliprandini (Italia) +2,68
10. Loic Meillard (Zvicra) +2,94