Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Soldeu të Andorrës.
Ajo doli e para me kohë të kaluar për 1:51:38 minuta apo me kohë më të shpejt për 43 qindtat se kroatja Leona Popoviq.
Kampionja e re e botës, Mikaela Shiffrin përfundon në pozitën e tretë me kohë më të të dobët për 86 qindtat se fituesja e garës.
Në renditjen e përgjithshme Shiffrin udhëheq me 2106 pikë, pasojnë Gut – Behrami (1167) e Vlhova (1125).
Shiffrin është kampione në sllallom me 945 pikë, duke lënë pas Holdener (655) e Vlhova (630).
Renditja
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1:51:38
2. Leona Popoviq (Kroacia) +0:43
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0:86
4. Sara Hector (Suedia) +1,53
5. Wendy Holdener (Zvicra) +1,84
6. Jessica Hilzinger (Gjermania) +2,41
7. Martina Dubovska (Çekia) +2,49
8. Michelle Gisin (Zvicra) +2,60
9. Louise Stjernesund (Norvegjia) +2,61
10. Katharina Truppe (Austria) +2,73