Skiatori zviceran, Ramon Zenhausern, ka shënuar fitore në garën e fundit për edicionin 2022-2023.
Zvicerani ka triumfuar në disiplinën e sllallomit, me kohë të kaluar për 1:54:87 minuta.
Zenhausern doli për 6 qindtat para norvegjezit Lucas Braathen dhe për 63 qindtat se tjetrit norvegjez Henrik Kristoffersen.
“Ka përfunduar sezoni i Kupës Botërore të skive alpine.
Gara e fundit u mbajt në sllallomi në Soldeu të Andorrës.
Lucas Braathen fitoi ‘Globin e vogël të Kristalit’”, shkruan mediumi slloven “Sport.slo”.
Odermatt është kampion i ri i botës me 2.042 pikë, duke lënë pas Kilden me 1.340 e Kristoffersen 1.154 sosh.
Braathen është kampioni i sllallomit me 546 pikë, pasojnë Kristoffersen 494 e Zenhäusern 467 pikë.
Renditja
1. Ramon Zenhausern (Zvicra) 1:54:87
2. Lucas Braathen *Norvegjia) +0:06
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0:63
4. Marc Rochat (Zvicra) 1,02
5. Alex Vinatzer (Italia) +1,14
6. Adrian Pertl (Austria) +1,19
7. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +1,33
8. Sebastian Foss Solevaag (Norvegjia) +1,44
9. Timon Haugan (Norvegjia) +1,63
10. Alexis Pinturault (Franca) +1,65