Lara Gut - Behrami, gruaja e futbollistit Valon Behrami, ka shënuar fitore në hapje të edicionit të ri të skijimit në Kupën e Botës.
Ajo fitoi për 2 sekonda ndaj Brignones.
“Zviceranja Lara Gut-Behrami është fituesja e madhe në garën hapesë të sezonit të ri të skiatoreve alpinë për Kupën e Botës në Solden të Austrisë.
Gut - Behrami
Ajo fitoi në sllallomin e madh para italianes Federica Brignone, e cila përndryshe udhëhoqi në rrëshqitjen e parë”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.
Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:18,94 minuta apo 2 sekonda ka qenë më e shpejtë se Brignone dhe 14 se Petra Vlhova e Sllovakisë.
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 2:18.94
2. Federica Brignone (Italia) +0.02
3. Petra Vlhova (Sllovakia) +0.14
4. Sara Hector (Suedia) +1,10
5. Marta Bassino (Italia) +1,19
6. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,40
7. Valerie Grenier (Kanada) +1,45
8. Mina Holtmann (Norvegjia) +2,00
9. Alice Robinson (Zelanda e Re) +2,48
10. Franziska Gritsch (Austria) +2,58