Fitorja e 20-të për skiatoren sllovake në disiplinën e sllallomit.
Petra Vlhova dominoi sllallomin e parë të sezonit të ri të Kupës së Botës.
Vlhova ka shënuar fitore me kohë të kaluar për 1 minutë e 50 sekonda e 59 qindtat, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Levi të Finlandës.

Petra Vlhova
Vlhova doli e para me kohë bindëse, 1 sekondë e 41 qindtat para Lena Durr të Gjermanisë.
Në podium ka arritur edhe Katharina Liensberger nga Austria por me kohë më të dobët për një sekonda e 55 qindta nga fituesja e garës.
Skiatorja amerikane në grahjen e parë ishte në vend të tretë por nuk e ruajti në këtë pozitë në grahjen e dytë, duke përfunduar në vend të katërt me 15 qindtat e sekondës larg Katharina Liensberger.
Renditja
1. Petra Vlhova 1:50.59 (Sllovakia)
2. Lena Dürr +1.41 (Gjermania)
3. Katharina Liensberger (Austria) +1.55
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.70
5. Sara Hector (Suedia) +2.60
6. Ali Nullmeyer (Kanada) +2.87
7. Melania Meillard (Zvicra) +2.99
8. Katharina Huber (Austria) +3.15
9. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +3.17
10. Leona Popoviq (Kroacia) +3.30