Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit, që u mbajt sot në Qendrën e Skive në Levi të Finlandës.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:51,68 minuta, duke lënë pas për 18 qindtat kroaten Leona Popoviq dhe 30 të qindtat gjermanen Lena Durr.
Fituesja e së shtunës Petra Vlhova ishte sërish në një klasë të sajën, por në finalen e sllallomit u ndalua nga një gabim dhe Mikaela Shiffrin feston fitoren e 89-të në karrierën e saj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:51,68
2. Leona Popoviq (Kroacia) +0,18
3. Lena Dürr (Gjermania) +0,30
4. Sara Hector (Suedia) +1:52,34
5. Mino Holtmann (Norvegjia) +1:52,91
6. Ali Nullmeyer (Kanada) +1:52,92
7. Lairence St. Germain (Kanada) 1:53,00
8. Wendy Holdener (Zvicra) +1,41
8. Katharina Liensberger (Austria) +1,41
10. Zrinka Ljutiç ((Kroacia) +1.45