Skiatorët austriakë dominojnë në disiplinën e sllallomit që u mbajt në Gurgl të Austrisë.
Manuel Feller ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:47.23 minuta apo me kohë më të mirë për 23 qindtat se bashkëkombësi i tij, Marco Schwarz.
Austriaku tjetër, Michael Matt, ka arritur në podium përkatësisht në vend të tretë por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 5 qindtat se fituesi i garës.
Norvegjezi Henrik Kristoffersen zuri vendin e shtatë duke ngecur për 1 sekondë e 20 qindtat nga fituesi garës.
Renditja
1. Manuel Feller (Austria) 1:47.23
2. Marco Schwarz (Austria)+0.23
3. Michael Matt (Austria) +1.05
4. Dave Ryding (Britania e Madhe) +1.06
5 Daniel Yule (Zvicra) +1.08
6. Timon Haugan (Norvegjia) +1.15
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.20
8. Fabio Gstrein (Austria) +1.33
9. Linus Straßer (Gjermania) +1.56
10. Albert Popov (Bullgaria) +1.60