Numri i fitoreve të Mikaela Shiffrin ka arritur në 90.
Skiatorja amerikane ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit, që u mbajt sot në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42.02 minuta, duke lënë pas për 33 qindtat sllovaken Petra Vlhova.
Wendy Holdener e Zvicrës ka arritur në podium por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 37 qindtat se skiatorja amerikane, Shiffrin.
Shiffrin kryesin në renditjen e përgjithshme me 350 pikë, pasojnë Vlhova me 266, Hector 224, Gut - Behrami 200 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:42.02
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0.33
3. Wendy Holdener (Zvicra) +1.37
4. Lena Durr (Gjermania) +1.56
5. Marta Rossetti (Italia) +1.74
6. Michelle Gisin (Zvicra) +2.01
7. Andreja Slokar (Sllovenia) +2.18
8. Paula Moltzan (SHBA) +2.19
9. Sara Hector (Suedia) +2.25
10. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +2.26