Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, me gjithë përpjekjet e saja nuk ka arritur më shumë se në vend të 25-të në disiplinën e sllallomit që u mbajt në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lara Colturi për 3 sekonda e 62 qindtat mbetet larg fitueses së garës, amerikanes Mikaela Shiffrin.
Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42.02 minuta, duke lënë pas për 33 qindtat sllovaken Petra Vlhova.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:42.02
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0.33
3. Wendy Holdener (Zvicra) +1.37
4. Lena Durr (Gjermania) +1.56
5. Marta Rossetti (Italia) +1.74
6. Michelle Gisin (Zvicra) +2.01
7. Andreja Slokar (Sllovenia) +2.18
8. Paula Moltzan (SHBA) +2.19
9. Sara Hector (Suedia) +2.25
10. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +2.26