Skiatorja zvicerane, Lara Gut - Behrami, nuk ishte në gjendje të përfitonte nga pozicioni i mirë i fillimit, pra nga grahja e parë (ku renditej në vend të tretë) dhe humbi podiumin.
Fitorja shkoi për italiane Federica Brignone, e cila arriti me kohë të kaluar për 2:14.95 minuta në disiplinën e sllallomit të madh.
Gara u mbajt në Tremblant të Kanadasë.
Sllovakja Petra Vlhova renditet në vend të dytë me kohë më të dobët për 21 qindtat se fituesja e garës dhe për 8 qindtat para pozitës së tretë, amerikanes Mikaela Shfifrin.
Lara Gut-Behrami përfundoi në pozitën e pestë me kohë më të dobët për 59 qindtat e sekondës se fituesja e garës.
Në disiplinën e sllallomit të madh, Behrami udhëheq me 245 pikë, pasojnë Brignone 220, Vlhova 166 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 410 pikë, pasojnë Vlhova 346, Hector 274, Gut-Behrami me 245 pikë etj.
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 2:14.95
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0.21
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.29
4. Sara Hector (Suedia)+0.56
5. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.59
6. Marta Bassino (Italia) +1.04
7. Sofia Goggia (Italia) +1.62
8. Valérie Grenier (Kanada) +1.85
9. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +2.24
10. Clara Direz (Franca) +2.35