Lara Gut-Behrami dhe skiatoret tjera pranojnë stresin e udhëtimit.
Megjithatë, orari i ngarkuar i skijimit paraqet rreziqe, thonë edhe ekspertët e këtij sporti, transmeton mediumi zviceran “Blick”.
Lara Gut-Behrami dhe yjet e tjerë të skive kanë një program të ngjeshur para tyre.
Gut-Behrami humbi fitoren e saj të tretë të sezonit, por përfundoi e dyta.
Kjo nuk është ideale, sepse ajo është e kërkuar në të gjitha stacionet televizive dhe koha është e shkurtër para nisjes.
Stërvitja e parë në lëshim zhvillohet në St. Moritz gjatë të mërkurës në orën 11:00. Stërvitja e radhës vijon të enjten.