Skiatorja italiane Sofia Goggia ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në St. Moritz të Zvicrës.
Goggia doli e para me kohë të kaluar për 1:16.63 minutë, me kohë me të mirë për 95 qindtat se austriakja Cornelia Hutter.
Sofia Goggia fitoi supersllallomin e madh të gjashtë të karrierës së saj.

Lara Gut – Behrami
Lara Gut – Behrami përkundër se llogaritej ndër favoritet për të fituar garën në shtëpi, ka përfunduar në podium përkatësisht në vend të tretë me 1 sekondë e 2 qindtat larg vendit të parë dhe ka qenë më e shpejt për 6 qindta se skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 520 pikë, pasojnë Vlhova me 391, Gut – Behrami 385 pikë etj.
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:16.63
2. Cornelia Hutter (Austria) +0.95
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +1.02
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.08
5. Federica Brignone (Italia) +1.21
6. Stephanie Venier (Austria) +1.58
7. Marta Bassino (Italia) +1.77
8. Corinne Suter (Zvicra) +1.91
9. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +2.07
10. Mirjam Puchner (Austria) +2.27