Zvicerani Marco Odermatt shkëlqeu në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val D'Isere të Francës.
Marco Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:13.93 minuta apo me kohë më të mirë për 98 qindtat se vendi i dytë, Marco Schwarz i Austrisë.
Odermatt shënoi fitoren e 25 në Kupën e Botës.
Marco Odermatt
Befasi e kësaj gare është skiatori nga Andorra, Joan Verdu Sanchez.
Ai renditet në vend të. tretë duke ngelur për 1 sekondë e 32 qindtat larg fituesit të garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Schwarz kryeson me 160 pikë, pasojnë Feller (124) e Odermatt 100 pikë etj.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:13.93
2. Marco Schwarz (Austria) +0.98
3. Joan Verdu Sanchez (Andorra) +1.32
4. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.44
5 Alexis Pinturault (Franca) +1.50
6 Loïc Meillard (Zvicra) +2.06
7. Zhan Kranjec (Sllovenia) +2.15
8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +2.16
9. Alexander Schmid (Gjermania) +2.69
10. River Radamus (SHBA) +2.83