Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka treguar edhe një herë klasin e saj në garat e Kupës së Botës, duke shënuar fitoren e 91 në karrierën e saj (të katërtën në lëshim).
Mikaela Shiffrin ka triumfuar në disiplinën e lëshimit në Qendrën e Skive në St. Moritz të Zvictës.
Nuk ka shaka me amerikanen e cila ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:28.84 minuta apo ka qenë më e shpejt për 15 qindtat se italiania Soffia Gogia, e cila dje shënoi fitore në supersllallom të madh.

Sofia Goggia
Federica Brignone nga Italia ngeci për 17 qindta nga fituesja e garës por përfundoi në podium, në vend të tretë.
Në renditjen e përgjithshme Shiffrin udhëheq me 620 pikë, pasojnë Brignone 425, Gut – Behrami me 405 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:28.84
2. Sofia Goggia (Italia) +0.15
3. Federica Brignone ( Italia) +0.17
4. Cornelia Hütter (Austria) +0.28
5. Mirjam Puchner (Austria) +0.39
6. Emma Aicher (Gjermania) +0.43
7. Stephanie Venier (Austria) +0.58
8. Michelle Gisin (Zvicra) +0.64
9. Kira Weidle (Gjermania) +0.68
10. Marta Bassino (Italia) +0.69