Për shkak të kushteve të vështira në shtegun e skijimit, në St. Moritz të Zvicrës nuk do të ketë garë të dytë për femra në supersllallom të madh.
“Kupa e Botës për femra Super-G në St. Moritz e planifikuar për të dielën (sot) është anuluar.
Reshjet e dendura të borës gjatë natës bënë të pamundur mbajtjen e garës së tretë brenda tre ditëve”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
Të premten, Soffia ngadhënjeu në supersllallom, dhe dje Mikaela Shiffrin në disiplinën e lëshimit.