Skiatori austriak, Vincent Kriechmayr, ka shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Val Gardena të Italisë.
Kriechmayr kaloi bashkatdhetarin e tij, Daniel Hemetsberger, me vetëm dy të qindtat e sekondës, ndërsa zvicerani Marco Odermatt pengoi një festë të plotë austriake duke e zënë vendin e tretë me 3 qindtat e sekondës me pak se fituesi i garës.
Diferenca e ngushtë mes tre skiatorëve të parë, është dëshmi për garë dramatike
Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 220 pikë, pasojnë Schwarz me 205, Feller 124 pikë etj.
Renditja
1. Vincent Kriechmayr (Austria) 1:28.39
2. Daniel Hemetsberger (Austria) +0.02
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0.03
4. Cyprien Sarrazin (Franca) +0.12
5. Marco Schwarz (Austria) +0.13
6. James Crawford (Kanada) +0.15
7. Cameron Alexander (Kanada) +0.28
8. Mattia Casse (Italia) +0.29
9. Franjo von Allmen (Zvicra) +0.38
10. Jared Goldberg (SHBA) +0.39