Skiatori zviceran, Marco Odermatt, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Alta Badia të Italisë.
Marco Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:29.23 minuta, me kohë më të mirë për 19 qindtat se kroati Filip Zubçiç.
Slloveni Zan Kranjec zë vendin e tretë por me kohë më të dobët për 2 sekonda e 26 qindtat nga fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 356 pikë, pasojnë Schwarz 284, Kilde me 180 etj.
Odermatt kryeson me 200 pikë në disiplinën e sllallomit të madh, pasojnë Schwartz e Zubçiç me nga 130 pikë.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:29.23
2. Filip Zubçiç (Kroacia) +0,19
3. Zan Kranjec (Sllovenia) +2,26
4. Marco Schwarz (Austria) +2.54
5. Joan Verdu Sanchez (Andorra) +2.67
6. Alexis Pinturault (Franca) +2.81
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +3.10
8. Stefan Brennsteiner (Austria) +3.42
9. Tommy Ford (SHBA) +3.52
10. Gino Caviezel (Zvicra) +3.66