Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Lienz të Austrisë.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:05,98 minuta apo me kohë më të mirë për 38 qindtat se Federica Brignone nga Italia.
Suedezja Sara Hector ka përfunduar në podium përkatësisht në pozitën e tretë me 45 qindtat 3 kohës më të dobët se fituesja e garës.
Lara Gut Behrami ka përfunduar në vend të gjashtë për 1 sekondë e 21 qindtat larg fitues së garës.
Në disiplinën e sllallomit të madh, Brignone udhëheq me 400 pikë, pasojnë Gut Behrami 365, Shiffrin 320 pikë etj.
Në disiplinë e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 800 pikë, pasojnë Brignone me 637, Vlhova 527 pikë etj.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:05,98
2. Federica Brignone (Italia) +0,38
3. Sara Hector (Suedia) +0,45
4. Valerie Grenier (Kanada) +0.63
5. Julia Scheib (Austria) +0.80
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +1.21
7. Petra Vlhova (Sllovakia) +1.30
8. Sofia Goggia (Italia) +1.40
9. Alice Robinson (Australia) +1.49
10. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +1.52